Shkolla e mesme industriale “Petro Sota“ Fier u hap për herë të parë në shtator të '1970 e aneksuar pranë shkollës së mesme “Pedagogjike” në ish Lagjen “Liri”.
Hapja e kësaj shkolle, u pa si domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm dhe masivizimin e arsimit, veçanërisht atij profesional.
Në shtator të vitit 1970-1971, u çelen tre klasa mësimi, nga të cilat 2 klasa Mekanike dhe 1 Elektrike, me rreth 120 nxënës.
Në vitin 1971-1972, shkëputet nga shkolla e mesme Pedagogjike, duke u rritur dhe numri i nxënësve rreth 263, nga të cilët 80 konviktorë. Këta vinin nga rrethe të ndryshme si: Krujë, Vlorë, Lezhë, Mallakastër. Numri i klasave ishte 7, prej të cilave 5 Mekanike dhe 2 Elektrike.Megjithëse shkolle e re dhe me kushte jo shumë të përshtatëshme, personeli u përpoq që të bëjë një punë të mirë. Shkolla krijon ansamblin e saj dhe fiton çmimin e Parë “Laureat” në rreth dhe të tretë në bazë zone.
Vite Histori
Sukses
Profesionalizëm
Petro Sota
🎯 04.12.2023 U zhvillua Kampionati i volejbollit për djem me shkollat e mesme të Fierit "Petro Sota" & "Flatrat e Dijes"
👏 Bravo djema të
Petro Sotës për fitoren! Jeni më të mirët!
Petro Sota
✅️ Duke marrë pjesë në këtë program, shkollat e mesme profesionale, kanë mundësinë të zbatojnë shkëmbime shkollë-me-shkollë, si dhe të marrin pjesë në veprimtaritë e programit të dedikuara ngritjes së kapaciteteve, krijimit të lidhjeve 🤝 dhe bashkëpunimit.Në këtë projekt morën pjese dy shkolla "Petro Sota" Fier dhe Ivan Uskokovic në Podgoricë.
Petro Sota
Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen për muajin Tetor, si muaji i Letërsisë, nxënësit e shkollës së mesme profesionale "Petro Sota, ishin pjesëmarrës në konkursin letrar, organizuar nga QAK, Bashkia Fier, në bashkëpunim me ZVA Fier, midis shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit.
• Transporti i nxënësve që udhëtojnë nga vendbanimi i
përhershëm në shkollë në largësinë mbi 5 km deri në 50 km,
suvencionohet nga shteti.
• Vajzat që regjistrohen në arsimin profesional përfitojnë
gjysmë burse.
• Vajzat që regjistrohen në degë atipike (elektroteknikë,
mekanikë, SHMT, termohidraulikë) perfitojnë bursë të plotë.
• Nxënësit me mesatare mbi 9 perfitojnë bursë plotë.
• Nxënësit e drejtimit Kërkim, shpim, shfrytëzim naftë, gaz dhe
ujë përfitojnë bursë të plotë.
• Mundësi punësimi brenda dhe jashtë vendit sipas drejtimit
dhe nivelit të certifikatës profesionale.
• Përfundojnë Maturën Shtetërore Profesionale.
• Vazhdojne studimet universitare në degën që dëshirojnë.
Arsimimi është si mali:
sa më e lartë ngjitja,
aq më e gjerë pamja.
Arsimi është përhapës i dritës.
Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë.Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.