Loading...
Petro Sota

Regjistrohuni ne portalinE Albania per klasat e X

Regjistrimi në klasë të dhjetë , në shkollë të mesme profesionale.
Aplikimet për shërbimin "Regjistrimi në klasë të dhjetë, në shkollë të mesme profesionale" mund të bëhen duke filluar nga data 07 korrik 2023 deri më datë 30 shtator 2023 ora 23:59. Shërbimi elektronik "Regjistrimi në klasë të dhjetë, në shkollë të mesme profesionale" u vjen në ndihmë prindërve dhe personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të regjistrojnë fëmijën në klasën e 10-të, në shkollë të mesme profesionale. Ofruesit e Arsimit Profesional, pranojnë nxënës nga të gjitha shkollat e arsimit bazë, pavarësisht zonës gjeografike. Në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm profesional pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se 18 vjeç dhe lejohen të ndjekin shkollën deri në moshën 22 vjeç. Në arsimin e mesëm profesional nxënësit pranohen pa konkurs. Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit. Kur në një ofrues të AFP-së ka kërkesa më të mëdha se numri i nxënësve të planifikuar, nxënësit përzgjidhen sipas mesatares së notave të dëftesës së arsimit bazë, të rrumbullakosur me një shifër pas presjes dhjetore. Avantazhet e regjistrimit në arsimim profesional:
• Vajzat që regjistrohen në arsimin profesional përfitojnë 50 % të bursës.
• Të gjithë nxënësit që regjistrohen në drejtimet mësimore: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, përfitojnë bursë për të gjitha vitet e shkollimit.
• Pas mbarimit të Arsimit Profesional, nxënësit pajisen me aftësi që kërkon tregu i punës, dhe nuk penalizohen në vijimin e studimeve universitare.
Hapat e procedurës

- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi në klasë të dhjetë, në shkollë të mesme profesionale";
- Klikoni butonin "Përdor" dhe plotësoni formularin online;
- Aplikimi mbërrin në shkollën profesionale ku nxënësi dëshiron të regjistrohet;
- Shkolla kontrollon dokumentacionin dhe nëse është i rregullt regjistron nxënësin në shkollë profesionale;
- Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 5 ditëve (nga gjenerimi i dëftesës).
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
5 ditë
Kostot
Pa pagesë
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al


Klikoni ketu per tu regjistruar.