Loading...
Rreth Nesh

Pak histori rreth shkolles

Në vitin e tretë të saj, (1972-1973), shkolla u vendos në godinën e re, ku është edhe sot. Numri i nxënësve u rrit ndjeshëm, duke arritur shifrën rreth 363, prej të cilëve 229 ishin konviktorë nga Peshkopia, Korça, Tepelena, etj. Ky vit, si rezultat i një pune mjaft të mirë, që realizoi personeli i mësimdhënies e çoi shkollën drejt konsolidimit të saj. Stafi mësimdhënës përbëhej nga 17 mësues dhe 3 instruktorë. Detyrat e kohës, për aftësimin e metejshëm të programeve mësimore dhe përvetësim të shëndoshë të njohurive, kërkuan si domosdoshmëri, ngritjen e kabineteve. Ky kolektiv mori përsipër ngritjen e këtyre kabineteve dhe u arritur të ngrihej kabineti i Matematikës, Fizikës, Letersisë, Vizatimit teknik, Gjuhës së huaj dhe laboratori i Elektroteknikës. Vlen të përmendet hapja e repartit të Axhusterisë, Saldimit, në klasat e shkollës. Rritja e nivelit shkencor të mësimdhënies, forcimi i punës edukative, brenda dhe jashtë procesit mësimor, fuqizimi i bazës prodhuese, detyroi kolektivin e shkollës të përcaktojë objektivat e veta në pergjithesi dhe të mësuesve në veçanti. Baza prodhuese u pajis me reparte të reja si: Kovaçanë, Makina metalprerese, Auto, Axhusteri dhe Zdrukthtari.

Për vitin shkollor 2014-2015 u hapën 21 klasa mësimore me gjithsej 709 nxënës nga këta 50 femra. Sipas drejtimeve kemi: Drejtimi TIK me 180 nxënës nga të cilët 50 femra në 5 klasa; Drejtimi SHMT me 303 nxënës në 7 klasa; Drejtimi ELEKTROTEKNIKË me 151 nxënës në 4 klasa; Drejtimi TEKNOLOGJI KIMIKE me 71 nxënës në 2 klasa.

Më shumë